Shqipëria ekstradon në Greqi ukrainasin e shumë kërkuar

schedule14:04 - 19 Tetor, 2019

schedule 14:04 - 19 Tetor, 2019

Policia shqiptare ka ekstraduar sot në drejtim të Greqisë një ukrainas, i cili një vit më parë sulmoi një person me shufër hekuri dhe më pas e goditi 6 herë me thikë deri në vdekje.

Mësohet se është ekstraduar M. Y., 28-vjeç. Ai është kapur në Kakavijë nga policia shqiptare teksa tentonte që të shkonte drejt Greqisë me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara.

Në momentin e kapjes, ai ka bërë rezistencë.

Deklarata e plotë
Ekstradohet drejt Greqisë një shtetas ukrainas, i kërkuar nga drejtësia greke, i dyshuar për vrasje Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi, nga vendi jonë drejt Greqisë, i shtetasit ukrainas, M. Y, 28 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore greke më datë 29.10.2018, kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj këtij shtetasi i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal grek. Më dt 25.04.2018, rreth orës 22:15, në sheshin “Exharcia”, Athinë, dyshohet se shtetasi ukrainas M. Y. në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka ka sulmuar një shtetas me një shufër hekuri dhe më pas e ka goditur 6 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Ky shtetas më datë 05.03.2019 është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur. Shtetasi M.Y, udhëtonte në drejtim të Greqisë me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Greqisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!