TIRANË- Shqipëria ka ekstraduar në Turqi dhe në Itali, tre persona të kërkuar ndërkombëtarisht. ABC News mëson se u ekstraduan në Itali, shtetasit Mërgim Lazri dhe Andrea Ajasllari.
Policia e Shtetit thotë se i ekstraduari në Turqi është dënuar nga Gjykata e Stambollit, në vitin 2024 me 4 vjet e gjysmë burgim, për për rrëmbim, posedim të armëve të zjarrit dhe armëve shpërthyese dhe për kanosje;
Kurse dy të tjerët, që janë ekstraduar drejt Italisë, janë shtetas shqiptarë.
Sipas policisë, njëri prej tyre akuzohet për grabitje me armë, me pasojë plagosjen e një italiani, ndërsa tjetri i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe për kanosje./ abcnews.al