Shqipëria e vajzave përfundon stërvitje fundit përpara Irlandës së Veriut

schedule21:36 - 25 Shtator, 2023

schedule 21:36 - 25 Shtator, 2023

Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut, e vlefshme për Ligën e Kombeve për këtë kategori.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima zbriti pasditen e sotme në fushën e stadiumit ‘Seaview’ të Belfastit, ku zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore. Stërvitja zgjati rreth një orë, teksa të gjitha lojtaret morën pjesë në këtë seancë përpara sfidës së dytë të këtij kompeticioni.

Gjendja e grupit është në formë mjaft të mirë, ndërsa stërvitja nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike. Stafi teknik, me në krye trajnerin Grima e ka fokusuar punën më shumë në ushtrime me topin dhe situata të ndryshme loje.

Atmosfera është shumë e mirë në skuadër dhe nuk ka asnjë problem fizik, teksa trajneri shqiptar do t’i ketë në dispozicion të gjitha vajzat e thirrura për këtë sfidë.

Ndeshja Irlandë e Veriut – Shqipëri do të luhet nesër në stadiumin ‘Seaview’ në Belfast, duke nisur nga ora 19:00. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!