Shqipëria e rrezikuar nga varianti “Delta”, Tomini: S’kemi asnjë rast të konfirmuar

schedule16:09 - 1 Korrik, 2021

schedule 16:09 - 1 Korrik, 2021

Nga Ajgena Korbi 

Masat anti-Covid nga 1 korriku lehtësohen sërish. Orari i lëvizjes dhe hapjes së bareve  zgjatet deri në 12 të natës ndërsa konferencat, aktivitetet kulturore dhe sportive mund të organizohen me pjesëmarrjen e publikut.

Por dominimi në Europë i variantit “Delta” dhe konfirmimi i rasteve të tij në vendet fqinje ka vënë në alert autoritetet shëndetësore.

“Situata epidemiologjike është vërtet nën kontroll, por të gjitha strukturat janë në alert për të kapur në kohë raste. Deri në këto momente nuk kemi konfirmuar asnjë rast. Sigurisht q ëjemi të rriskuar,” shprehet Eugena Tomini.

“Delta” një ndër variantet e Covid me transmetim të lartë sipas Organizatë Botërore të Shëndetësisë po tregohet agresiv dhe tek të rinjtë ndërsa vaksinat po shfaqin efikasitet ndaj tij. Prandaj numri dy i shëndetësisë, Eugena Tomini apelon për të respektuar kalendarin e vaksinimit.

“Është shumë e rëndësishme të bëjnë kalendarin e plotë të gjithë individët që kanë aplikuar një dozë, të gjithë ata që e kanë kaluar që të mbrohemi nga variantet,” thekson ajo.

Për t’i dhënë mundësi moshave mbi 18 vjeç për të marrë dozën e antitrupave kundër Covid Ministria e Shëndetësisë do të kthej ditët e hapura të vaksinimit në korrik dhe gusht.

Ndërkohë që dy ditët e çeljes së kësaj fushate u vaksinuan rreth 25 mijë persona ku 17 mijë prej të cilëve morën injeksionin e parë.

Dy ditët e hapura vaksinën anti-Covid sipas numrit dy të shëndetësisë e morën personat që aplikua në portalin e- Albania, por dhe ata që u paraqitën në qendrat e vaksinimit me kartë identiteti. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!