“Shqipëria e rëndësishme për SHBA-në”, Kamberi: Vizita e Blinken, një mbështetje për reformën në drejtësi

schedule23:38 - 14 Shkurt, 2024

schedule 23:38 - 14 Shkurt, 2024

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi në një intervistë në “Ora e Fundit”ABC News komentoi vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë, Antony Blinken.

Ai u shpreh se vizita e Blinken nesër në Tiranë tregon se Shqipëria ka një rëndësi për SHBA dhe se gjithashtu tregon edhe një mbështetje për reformën në drejtësi.

“Kjo është vizita e gjashtë e një sekretarit amerikan të shtetit në Shqipëri. Kjo tregon rëndësinë që ka Shqipëria për SHBA, si një vend pro amerikan dhe veçanërisht për peshën që ka Shqipëria në rajon. Prania e elementit shqiptar në Ballkanin Perëndimor është një faktor i fortë që mbështet politikën amerikane në rajon. Dhe në momente të caktuara është treguar faktor stabiliteti. Shqipëria u bë një vend mikpritës të shumë afganëve, po ashtu kampi të muxhahedinëve që u vendos në Shqipëri dhe gjithashtu edhe një pjesë e refugjatëve të Ukrainës gjetën strehë në Shqipëri. Por gjithashtu Shqipëria kishte qëndrime të përbashkëta me SHBA. Natyrisht pjesë e vizitës së Blinken në Shqipëri, është edhe një mbështetje për zhvillimin e Shqipërisë nga pikëpamja e reformave, ku më e rëndësishme është ajo e drejtësisë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!