Shqipëria e prekur nga stuhia, FSHF shtyn disa nga ndeshjet e fundjavës

schedule16:16 - 3 Nëntor, 2023

schedule 16:16 - 3 Nëntor, 2023

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se do të ketë sërish një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve të fundjavës në dy prej kampionateve kombëtare.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut ndeshjet e programuara në fundjavë të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të spostohen për t’u zhvilluar ditën e hënë duke nisur nga ora 13:30./FSHF