Shqipëria e preferuar nga polakët në të gjitha stinët

schedule15:59 - 21 Nëntor, 2017

schedule 15:59 - 21 Nëntor, 2017

Polakët zënë vendin e parë të shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë gjithë vitit. Ndërsa anglezët nuk e kanë përzgjedhur si destinacion këtë vjeshtë dhe këtë e tregojnë shifrat e publikuara së fundmi nga instituti i statistikave.

Më shumë polakë e më pak anglezë kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit tetor. Katër herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë shtetasit nga polonia sipas përllogaritjetve të institutit të statistikave. Është ky vendi që renditet i pari edhe për dhjetëmujorin e vitit 2017 me rritjen më të madhe me 73.9 përqind.
Anglezët e kanë neglizhuar vjeshtën shqiptare. Këtë tetor kanë hyrë në Shqipëri 49,8 % shtetas më pak nga Anglia krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.
Në total numri numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend gjatë muajit që lamë pas është rreth 380 mijë, 25 përqind më shumë se në vitin 2016.
Hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në muajin Tetor 2017, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe me 81,0 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 14,3 % dhe detare 4,7 %.
Edhe daljet kanë shënuar rritje. 11,3 përqind shqiptarë e të huaj kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë gjatë muajit tetor 2017. Ndërsa për në total për dhjetë muajt e këtij viti janë rreth 4 milionë e 400 mijë shtetas shqiptarë që kanë dalë nga territori vendit tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!