Shqipëria e “mbërthyer” nga acari, meteorologu: Kur rikthehen reshjet dhe temperaturat e larta?

schedule14:48 - 16 Janar, 2021

schedule 14:48 - 16 Janar, 2021

Acari me temperatura që arrijnë deri në -14 gradë celsius do të jetë prezent në vendin tonë deri në mesin e javës së ardhshme. Meteorologu Hakil Osmani shprehet se  ky i ftohtë ka ardhur si pasojë e ndikimit të stuhisë “Filomena” duke sjellë temperatura që vlerësohen deri në 10 gradë më të ulëta se normalja. Kjo situatë ka sjellë prezencë akulli dhe ngrice pothuajse në të gjithë vendin.

“Këto temperatura nuk janë normale pasi stuhia “Filomena” ka sjellë vlera shumë më të ulëta në territorin shqiptar. Në Ultësirën Perëndimore kemi vlera negative gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit në territorin shqiptar. Sa i përket të hënës pritet që këto vlera termike pritet të jenë prezente”, shprehet ai.

Përmirësimi i motit pritet vetëm pas të mërkurës. Sipas meteorologut Hakil Osmani që prej së enjtes do të rikthehen reshjet dhe temperaturat do të rriten.

“Duke qenë se kemi tërheqje të masave ajrore të acarta që i kemi përjetuar gjatë stuhisë “Filomena”, kemi ardhjen e masave të ngrohta nga Mesdheu duke bërë që të kemi edhe reshje.

Moti i ftohtë  ka përfshirë Shqipërinë që prej disa ditësh pas reshjeve me intensitet të lartë të cilat shkaktuan përmbytje në  disa zona.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!