Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga seanca e përbashkët plenare në Prishtinë, kërkoi më shumë bashkëpunim dhe koordinim midis dy vendeve. Gjatë fjalës së saj, presidentja Osmani tha se sukseset e arritura nga Shqipëria dhe Kosova, forcojnë dhe ngrijnë më lart njëra-tjetrën.
“Nder t’ju drejtohem në këtë sesion të përbashkët të parlamenteve, takim që pasqyron trashëgiminë e përbashkët por edhe vendosshmërinë e palëkundur për një të ardhme të denjë, të mbështetur nga vizioni dhe synimet e popullit tonë. Kjo seancë e përbashkët duhet të shërbejë si thirrje për veprim, kujtesë se qëllimi i përbashkët kërkon ambicie më të mëdha. Po jetojmë në një kohë të trazuar që kërkon bashkëpunim.
Një Shqipëri më e fortë, do të thotë një Kosovë më e fortë. Një Kosovë më e suksesshme e ngrit edhe më lart Shqipërinë. Liderëve, institucionet dhe gjithsecilit qytetar secili prej nesh duhet të luajë rolin në avancimin e roleve të shteteve. Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipëri është e rrënjosur në histori dhe vizion të përbashkët. Kjo lidhje është themel i pathyeshëm mbi të cilin duhet të ndërtojmë bashkëpunim më të madh dhe koordinim më të shpeshtë. Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e pandashme të një kombi të madh.”, u shpreh Vjosa Osmani./abcnews.al