“Shqipëria e ka bërë detyrën e saj”, Trimçe për marrëveshjen e pensioneve: Merita e Ramës dhe Melonit

schedule15:25 - 26 Maj, 2024

schedule 15:25 - 26 Maj, 2024

Zëvendëspresidenti i diasporës shqiptare në Itali, Dritan Trimçe, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “News Hour” komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Italisë.

Ai tha se vizita e Ramës ishte një sukses i vërtet, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë foli në emër të flamurit dhe të Shqipërisë.

Trimçe u ndal te marrëveshja e pensioneve, ku tha se është meritë e Ramës dhe Giorgia Melonit, ku shtoi se Shqipëria e ka bërë detyrën e saj.

“Rama nuk e zuri në gojë partinë. Foli në emër të Shqipërisë, flamurit. Aty kishte shumë të rinj, përfshirë dhe fëmijë. Ky takim i hapi një dritare në mendjen e tyre karshi Shqipërisë, atdhedashurisë për vendin ku u lindëm dhe u rritëm. Shqipëria e ka bërë pjesën e saj për pensionet. Tani ngelet pjesa e Italisë. Unë kam hyrë në këtë valle në vitin 2021 dhe mund të them që ne kemi ngritur zërin si diasporë dhe kemi lobuar, kemi ushtruar presion që kjo marrëveshje të bëhet. Kjo marrëveshje u çua para, por stopoi me zgjedhjet italiane, merita për mua është e Ramës dhe e Melonit. Shpresoj që kjo punë të shkojë sa më shpejt para.”, tha ai. /abcnews.al