Shqipëria e ekspozuar ndaj variantit Delta të Covid, 50% më infektues dhe frika e vjeshtës

schedule19:11 - 23 Qershor, 2021

schedule 19:11 - 23 Qershor, 2021

Varianti Delta i covid, që është përhapur në mbi 46 vende të botës,  rrezikon edhe Shqipërinë. Specialistja e ISHP, Iris Hasibra, thotë për ABC, se hapja e kufijve mund të sjellë përhapjen e tij. Sipas saj kanë filluar kontrollet e shtuara për qytetarët që vijnë nga vendet e prekura.

Ne jemi një vend i hapur me udhëtarë dhe si rrjedhim rreziku sikurse edhe erdhi varianti britanik dhe për variante të tjera kjo është diçka që ndodh gjithmonë. Raste të dyshuara mund të ketë në kuptimin e udhëtimeve në këto vende që kanë qarkullim të variantit Delta, ne jemi në monitorim të situatës. Masat janë marrë. E kemi në kontroll situatën” tha ajo.

Ajo tregon dallimin e COVID nga Delta. “Mendohet se ky variant ka një transmetueshmëri 50% më të lartë se varianti britanik që qarkullon në vendin tonë, që edhe ai ishte 50% më i transmetueshëm se varianti origjinal. Ne me teknologjinë e avancuar kemi përshtatur përveç sekuencimit, kemi përshtatur metoda alternative të identifikimit” tha ajo.

Fatmirësisht, vaksinat anticovid, deri tani kanë rezultuar efektive edhe ndaj këtij varianti. Specialistët bëjnë apel që të vijojë vaksinimi, duke mos u ndikuar nga ulja e rasteve me covid. Nuk përjashtohet mundësia që vjeshta të sjellë një rritje të lehtë të infektimeve. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!