Shqipëria e Dedes me përforcime “big”, lista për kualifikueset

schedule10:53 - 1 Nëntor, 2019

schedule 10:53 - 1 Nëntor, 2019

Shqipëria U19 grumbullohet më 4 nëntor për t’u përgatitur për kualifikueset e Europianit, që do të zhvillohen në Belgjikë. Trajneri Nevil Dede ka dalë sot para mediave dhe ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar dhe bien në sy rikthimet nga Shpresat të lojtarëve Angelo Ndrecka, Armando Broja dhe Emiliano Bullari.

Synimi është kualifikimi në Elite Rounde dhe për këtë ka pasur një marrëveshje që këta tre lojarë të bashkohen me Shqipërinë U19. Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të ftuar për sfidat kualifikuese , që zhvillohen në Belgjikë në periudhën 12-20 nëntor. Kuqezinjtë e vegjël kanë si rivalë vendasit, Greqinë dhe Islandën.

LISTA E SHQIPËRISË U19 PËR KUALIFIKUESET E EUROPIANIT
(Belgjikë, 12 deri më 20 nëntor | Grupi 4: Shqipëri, Belgjikë, Greqi, Islandë)

PORTIERË: Livio Malaj (Partizani), Ilir Dabjani (Besa), Aldo Bushi (Flamurtari)

MBROJTËS: Christian Shiba (Sassuolo), Egzon Shima (Besa), Klajdi Pici (Sanremese), Omar Hoxha (Cremonese), Elird Mero (Aris), Angelo Ndrecka (Lazio), Aleksandro Sadikaj (Panathinaikos), Kledis Hida (Ferizaj)

MESFUSHORË: Blerin Morina (Ostende), Ledio Beqja (Teuta), Arinald Rrapaj (Flamurtari), Bernard Karrica (Dinamo Zagreb), Kleis Bozhanaj (Empoli), Ergi Ajazi (Shkëndija Tiranë), Ernest Muçi (Tirana), Marvin Çuni (Bayern Munich)

SULMUES: Armando Broja (Chelsea), Emiliano Bullari (Olympiacos), Armando Dobra (Ipsëich), Brijan Ibrahimi (Torino)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!