Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria, e 9-ta për sigurinë kiberentike”/ Rama: Po punojmë të forcojmë teknologjinë e Kuvendit

schedule12:46 - 21 Mars, 2026

schedule 12:46 - 21 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partia Socialiste se Shqipëria ka arritur të renditet e 9-ta në nivel global për sigurinë kibernetike, falë një sistemi mbrojtjeje të fortë.

Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për të përforcuar teknologjinë e Kuvendit pas sulmit kibernetik, i cili nuk shkaktoi dëme, por sipas tij duhet adresuar menjëherë.

“Kemi nevojë që të forcojmë Kuvendin për teknologjinë. Sulmi kibernetike për Kuvendin nuk bëri ndonjë dëm, por kjo duhet adresuar menjëherë. Ndërkohë që Shqipëria u rreshtua e 9-ta për sigurinë kibertentik, sepse realisht kemi siguruar një sistem mbrojtjeje shumë të mirë. Kemi një domosdoshmëri të madhe për të kuptuar që procesi jonë i integrimit është i lidhur me përditshmërinë tonë. Kemi ngritur një komision të etikës, me drejtimin e Lindita Nikollës, dhe duhet të qëmtoje në territor të gjitha ato fenomene që ne duhet t’i luftojmë në gjirin e administratës, ashtu sikurse është e lidhur me nivelin e inspektimeve”, tha Rama.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!