“Shqipëria drejtohet nga një njeri i madh”, Lapo Elkan befasohet nga juventini Rama

schedule11:18 - 30 Mars, 2020

schedule 11:18 - 30 Mars, 2020

Qeveria shqiptare vendosi të niste 30 mjekë dhe infermiere drejt Bergamos për të ndihmuar sadopak Italinë fqinje, që po përballet me një tragjedi të madhe prej koronavirusit.

Një gjest që ka bërë jehonë të madhe në Itali dhe falënderimet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe popullit shqiptar kanë prekur kulmin. “Nuk jemi të pasur, por as pa memorie. Nuk mund të lejojmë që të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk e braktisin mikun në ditë të vështira”, u shpreh Rama, i cili njihet edhe si tifoz i zjarrtë i Juventusit

Rreth këtij veprimi ka reaguar edhe Lapo Elkan, nipi i familjes Agnelli dhe CEO i Fiat. “Duke parë xhupat e kryeministrit shqiptar, tani është gjithçka më e qartë për mua pse Shqipëria drejtohet nga një njeri i madh”, shkruan Elkan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!