Shqipëria dhe Kosova përmirësojnë renditjen në FIFA

schedule22:06 - 25 Korrik, 2019

schedule 22:06 - 25 Korrik, 2019

Shqipëria dhe Kosova kanë përmirësuar në renditjen e re të FIFA-s, për muajin korrik ndërkohë që në vendin e parë mbahet nga Belgjika e ndjekur nga Brazili dhe Franca.

Përmirësime për kombëtaren e Shqipërisë dhe përfaqësuesen e Kosovës në renditjen e re të FIFAS për muajin korrik edhe pse nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje këtë periudhë. Në këtë përmirësim ka ndikuar rënia e Hondurasit dhe Ekuadorit.

Kuqezinjtë teknikut Edi Reja janë ngjitur me dy vende në renditje duke zbritur në vendin e 64.

Kosova është përmirësuar me vetëm një pozicion pas rënies së Namibisë dhe Guineas të cilat morën pjesë në kupën e kombeve të Afrikës.

Kosova vazhdon progresin pas paraqitjeve mbresëlënëse ndërkohë që Shqipëria ka përmirësuar disi nën drejtimin e Edi Rejas.

Listën e kryeson Belgjika që ndiqet nga Brazili dhe Franca. Në vendin e katër ndodhet Anglia, në vendin e pestë Uruguaji dhe me pas renditja vijon me Portugalinë, Kroacinë, Kolumbinë, Spanjën dhe Argjentinën e cila mbyll 10-shen më të mirë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!