Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria dhe Hungaria thellojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes

schedule19:00 - 23 Shkurt, 2026

schedule 19:00 - 23 Shkurt, 2026

Hungaria konfirmohet si një aleat i qëndrueshëm i NATO-s dhe një partner i rëndësishëm i Shqipëria-s, me mbështetje të vazhdueshme për procesin e integrimit europian dhe me një rol aktiv në forcimin e stabilitetit në Europën Jugore dhe Juglindore.

Bashkëpunimi dypalësh në mbrojtje po hyn në një fazë të re dhe më ambicioze. Brenda vitit 2026, Shqipëria dhe Hungaria do të shkëmbejnë atashe ushtarakë, një hap konkret që synon forcimin e koordinimit strategjik, rritjen e besimit reciprok dhe avancimin e ndërveprueshmërisë mes forcave të armatosura të dy vendeve.

Duke ndarë trajektore të ngjashme historike pas rënies së sistemit komunist, Shqipëria synon të përfitojë nga përvoja hungareze në ringritjen e industrisë ushtarake dhe modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse. Paralelisht, bashkëpunimi do të zgjerohet edhe në fushën e trajnimit të efektivëve të Forcës Ajrore, si një investim i drejtpërdrejtë në gatishmëri operacionale, profesionalizëm dhe siguri afatgjatë.



Ky partneritet dypalësh vlerësohet si një shembull konkret i bashkëpunimit që prodhon kapacitete reale dhe kontribuon në forcimin e sigurisë kolektive, në linjë me angazhimet euroatlantike dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimi Europian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!