Analisti Mentori Beqa, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, ngriti alarmin për një krizë serioze të fjalës së lirë në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se ky shqetësim është ndarë gjerësisht nga intelektualët e ndërgjegjshëm.
Ai vuri në dukje ndikimin e kryeministrit hungarez Viktor Orban në politikën amerikane, si dhe rolin pragmatik të politikës ndërkombëtare, ku sipas tij kryeministri Edi Rama ka arritur të pajtojë qëndrime të kundërta përmes interesave dhe lobimeve të caktuara.
“Ka një problem serioz me fjalën e lirë në Europë, e njëjta gjë u shfaq edhe në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë intelektualët e ndërgjegjshëm e kanë nxitur këtë gjë me shqetësim.
Natyrisht që Orban ka qenë një frymëzim, natyrisht që është shumë i rëndësishëm që të politikës amerikane. Politika ndërkombëtare ka një dimension pragmatik, Rama ka arritur që të pajtojë politika krejt të kundërta, për shkak të interesave dhe lobimeve të caktuara”, tha Beqa.


