Shqipëria, destinacion për nomadët digjitalë/ Kallanxhi: Kostot e ulëta të jetesës, arsyeja kryesore

schedule14:39 - 29 Maj, 2023

schedule 14:39 - 29 Maj, 2023

Qeveria shqiptare po përpiqet ta pozicionojë vendin si një qendër për nomadët dixhitalë, për të cilët kanë ofruar lehtësira ligjore, por edhe fiskale.

Për të gjithë nomadët që zgjedhin vendin tonë, punonjësit pajisen me leje unike dhe nuk paguajnë taksa për një vit.

Të ardhurat mesatare në vit të nomadëve digjitalë variojnë nga 50 mijë deri ne 100 mijë dollarë në vit.

Nje nga vendet e listuar së fundi është Shkodra, ku ritmi i jetës është më i ngadalë dhe një apartament plotësisht i mobiluar me pamje të mirë, i kushton nomadeve deri ne 200 euro. Shkodra është e pasur me vende të bukura natyrore dhe njihet si porta drejt Alpeve Shqiptare.