Shqipëria dënon sulmin në Kabul, Xhaçka: Mbetemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë e aleatëve afganë

schedule20:45 - 26 Gusht, 2021

schedule 20:45 - 26 Gusht, 2021

Shqipëria ka dënuar sulmin terrorist të ndodhur sot në aeroportin e Kabulit. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet ndër të tjera se lutjet tona shkojnë për për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre.

Xhaçka thotë se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të garantuar jetën e sigurinë e aleatëve afganë.

“Unë dënoj me fjalët më të forta sulmin e tmerrshëm terrorist në aeroportin e Kabulit. Zemrat tona dhe lutjet tona ? shkojnë për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e të gjithë aleatëve tanë afganë,” ka shkruar Xhaçka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!