Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave/ Progres në zbatimin e rekomandimeve, jo më nën monitorim të shtuar

schedule11:44 - 27 Tetor, 2023

schedule 11:44 - 27 Tetor, 2023

Shqiperia  del  nga  lista gri e pastrimit të parave i njohur ndryshe si monitorim i shtuar .Shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se ky është një vendim shumë i rëndësishëm  për ekonominë. Sipas Anke Weber  ky lajm  është motivues për të vazhduar  me reformat në ekonomi si dhe në forcimin e luftës kundër pastrimit të parave.

“Vendimi i fundit I FATF  për ta nxjerë Shqipërinë nga lista gri e pastrimit të parave është një vendim i madh e me rëndësi. Tani është kohë për të vijuar me reformat për rritje gjithëpërfshirës. Është bërë përparim në reformën në drejtësi, është lajm i mirë dalja nga lista gri e pastrimit të parave për ekonominë shqiptare.”

Edhe guvernatori Gent Sejko theksoi se dalja e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave është një mundësi më shumë për përmirësimin e klimës së të bërit biznes

Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësoi edhe ecurinë ekonomike të vendit duke përcaktuar turizmin si motorin e rritjes.

“Është për t’u vlerësuar që autoritetet e kanë mbajtur borxhin publik nën kontroll, me një raport nën nivelet e pandemisë. Politika monetare është e fokusuar në uljen e inflacionit, i cili ka rënë gradualisht. Ne besojmë se ekonomia ka hapësirë për manovër. Parashikojmë rritje 3.6 dhe 3.3% këtë vit dhe vitin e ardhshëm, dhe 3.5% në periudhën afatmesme”

Vendimi për daljen nga lista gri e pastrimit të parave  është marrë nga Asambleja Plenare e FATF dhe vjen si pasojë e progresit të shënuar nga në zbatimin e rekomandimeve. Ky vendim sjell forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve  më të favorshme për investime të huaja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!