Shqipëria çel ankandin për ndërtimin e parqeve të prodhimit të energjisë nga era

schedule13:29 - 21 Qershor, 2021

schedule 13:29 - 21 Qershor, 2021

Sot, në ambientet e COD në Kryeministri u shpall ankandi për ngritjen e parqeve eolike në vend. Ky hap i rëndësishëm shënon çeljen e një tjetër kapitulli në diversifikimin e burimeve të energjisë së rinoveshme, krahas parqeve fotovoltaike, të cilat synojnë ta kthejnë vendin tonë në një eksportues neto të energjisë elektrike në rajon.

Me mbështetjen e ambasadës zvicerane është zhvilluar studimi që përcakton zonat me fizibilitetin më të lartë për prodhimin eolik në vend, që zënë 20% të territorit të vendit dhe nisin nga një lartësi 150 metra mbi nivelin e detit, si dhe të gjitha zonat e mbrojtura ku nuk mund të ndërtohen parqet eolike.
. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria do të jetë një alternativë me shumë për prodhimin e energjisë duke shfrytëzuar erën.

“Hapim një tjetër kapitull drejt diversifikimit të burimeve të energjisë. Shqipëria do të jetë një alternativë më shumë për prodhimin e energjisë duke shfrytëzuar një tjetër burim, siç është era . Prej sot shpallim ankandin për ngritjen e parqeve eolike” theksoi kryeministri Rama.

Ndërkohë ai ka shtuar më tej se ankandet tashmë në Shqipëri bëhen me kompanitë më prestigjoze pasi kanë fituar besimin e investimit në Shqipëri.

“Na ka garantuar jo vetëm burime financiare po edhe dije të çmuara edhe shumë të favorshme. Dua të theksoj se e gjithë kjo rrugë transformimi dhe kjo çasje në 360 gradë, jo vetëm për të ndërtuar mirë. Në mënyrë të besueshme si dhe suksese e e pamohueshme të ankandeve të mëparshme e kanë bërë Shqipërinë destinacion interesi. ËN tregun global të energjisë. Nëse deri para pak vitesh ishte e pamundur të bëheshin ankande me kompani prestigjoze. Sot kjo është një rutinë dhe proces zhvillimi. Besoj që ne i kemi vendosur bazat dhe po vazhdojmë të njihemi drejt asaj maje ku ne mund të arrijmë me profesionalizëm të këtyre burimeve natyrore. Sektori i energjisë kthimi vendit tonë në një eksportues të energjisë e bën vendin të arritshëm dhe horizonte prespektivë të re për fëmijë tanë.” tha Rama mes të tjerash. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!