Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria bie 19 vende në raportin e Doing Busines, Tabaku: Të fundit për tërheqjen e investimeve

schedule15:39 - 24 Tetor, 2019

schedule 15:39 - 24 Tetor, 2019

Partia Demokratike i kujtoi qeverisë se vijon të renditet e fundit në raportet ndërkombëtare për tërheqjen e investimeve të huaja dhe klimën që krijon për biznesin në vendin tonë.

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku denoncoi faktit se Shqipëria ka rënë me 19 vende në raportin e Doing Business. “Në garën rajonale për të tërhequr sa më shumë biznese Shqipëria vazhdon të rënditet e fundit.

Raporti i Doing Business vazhdon të konfirmojë plagët e thella që ka hapur qeveria prej gjashtë vitesh në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes. Në renditjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor ne gjendemi jo vetëm pas vendeve si Kroacia, Greqia, Qipro, Turqia por edhe pas Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Fatkeqësisht ne jemi në vendet e fundit sa i takon pagesës së taksave, fuqisë së kontratave dhe gjithashtu një pozicion jo fort të mirë në nisjen e bizneseve të reja. Por treguesi me perkeqesimin me te madh eshte mbrojtja e investimeve.

Nga 10 tregues 9 jane me renie”, deklaroi Tabaku duke kujtuar se një qeveri që për 6 vjet ka dënuar dhe sulmuar sipërmarrjen nuk mund të prodhojë një reformë në ekonomi për të shpëtuar biznesin dhe nxitur konkurencën e lirë!./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!