Shqipëria apo Kosova? Bekaj flet hapur: Më rreh zemra për dardanët

schedule08:59 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 08:59 - 11 Dhjetor, 2020

Visar Bekaj, portieri i Tiranës, ishte mbrëmë pjesë e emisionit “Pressing”ABC. Ai kishte spikatur në përballjen e të mërkurës kundër Laçit, duke pritur madje edhe një penallti. Gjatë emisionit ai u ngacmua nga ish-kapiteni i kombëtares, Rudi Vata.

Bekaj me Kosovën ende nuk ka bërë një ndeshje zyrtare dhe shkodrani e pyeti në lidhje me mundësinë e kalimit te Shqipëria. Portieri u shfaq i vendosur, duke theksuar se e ka bërë zgjedhjen e tij.

“E dua Kosovën, jo se nuk e dua Shqipërinë. Pa dashur ta përçmoj Shqipërinë, por jam rritur në Kosovë. Sigurisht Shqipërinë e dua. Më rreh zemra për Kosovën dhe jam i kënaqur vetëm për faktin që më fton”, tha Bekaj.

Në fund, i pyetur për një krahasim mes Superiores dhe kampionati në Kosovë, portieri u shpreh: “Nuk ka shumë diferencë në aspektin e cilësisë, por punohet më shumë taktikisht këtu. Gjithashtu edhe në aspektin fizik është kampionat më i fortë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!