Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëri si kurrë më parë, rekorde dhe… gjak i ri

schedule08:19 - 15 Tetor, 2019

schedule 08:19 - 15 Tetor, 2019

Shqipëria e Edi Rejës. Tani mund të thuhet se kombëtarja jonë është ajo për të cilën trajneri italian ka punuar. Modest pas fitores me Moldavinë, teksa i dha merita lojtarëve dhe stafit të tij. “Kur punohet mirë dhe ke këtë staf, sigurisht do të vijnë edhe rezultatet”, tha Reja pas ndeshjes. Mesazh i qartë: Puna të çon te suksesi.

Triumfi me rezultatin 4-0 në transfertë me Moldavinë përbën një rekord për kombëtaren tonë. Kurrë në të shkuarën kuqezinjtë nuk kishin shënuar katër gola në një takim në transfertë. Mbrëmja e djeshme do të futet në histori. Shqipëria më së shumti kishte fituar 0-3, ndaj Andorrës, Izraelit dhe Armenisë, kur siguruam kualifikimin në Europian.

Këto janë më të freskëtat, për të mos u kthyer pas në një miqësore me San Marinon, në qershor të vitit 2014. Ndaj Moldavisë Shqipëria regjistroi edhe një tjetër rekord. Tre gola në pjesën e parë kuqezinjtë nuk i kishin realizuar kurrë. Rekord, i ndihmuar duhet thënë edhe nga gabimet e moldavëve.

Cikalleshi dhe Manaj festojnë golin e parë ndaj Moldavisë

GJAKU I RI – Në fushë ndaj Moldavisë nuk kishte asnjë futbollit që i ka mbushur 30 vjeç. Gradualisht trajneri Reja i ka ulur moshën mesatare kuqezinjve, por sërish ka lojtarë me eksperiencë. Së bashku me të rinjtë është bërë një ndërthurje brezash, prej të cilëve pritet lojë e mirë dhe rezultate.

Të Shqipërisë përfundimisht janë edhe Marash Kumbulla dhe Lindon Selahi. Të dy 19-vjeçarë, pjesë e skuadrave që luajnë në elitë në Itali dhe Holandë. Të luash në Serie A, në moshë aq të re, nuk është aspak e lehtë. Shtatlarti i mbrojtjes debutoi dje, sikurse edhe mesfushori i Twente. Shumëkush në vend e kishte merakun për t’i “djegur”.

Në fakt të rinjtë nuk ndihen mirë ta dëgjojnë diçka të tillë, pasi zgjedhja e tyre ka qenë Shqipëria. Tanimë presin edhe më shumë minuta, që t’i japin edhe më shumë nga freskia e tyre kombëtares shqiptare. Të tjerë lojtarë nga Shqipëria U21 presin radhën, për të kontribuar për kombëtaren. Nëse do e meritojnë, Reja apo nëse zgjidhet një trajner tjetër, do të bëjë gati ftesën… /abcnews.al

Lindon Selahi dhe Ylber Ramadani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!