Shqipëri-Poloni si një finale, FSHF arkëton shumën e “majme”

schedule10:21 - 11 Tetor, 2021

schedule 10:21 - 11 Tetor, 2021

Ndeshja që Shqipëria do të zhvillojë kundër Polonisë në stadiumin “Air Albania” ditën e nesërme në orën 20:45, ka zgjuar interesin e madh të tifozëve.

Sipas “Panorama Sport” për këtë ndeshje janë shitur 22 mijë bileta. Nga shitja e këtyre biletave FSHF ka arritur të arkëtoj një shumë të “majme” parash, që kap shifrën e 500 milion lekëve.

Një shifër rekord kjo që tregon interesimin e madh të tifozëve  dhe rëndësinë e kësaj ndeshjeje që vendos shumë për vendin e dytë në grup.

Kujtojmë se Shqipëria ka arritur të grumbullojë 15 pikë, 1 pikë më shumë se Polonia rivale direkte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!