Shqipëri-Kosovë, kur dhe ku mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive

schedule14:15 - 21 Shtator, 2020

schedule 14:15 - 21 Shtator, 2020

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e përbashkët të premten më 25 shtator në Shkodër.

Lajmi u bë i ditur sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ku zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, e cila është edhe koordinatore për këtë takim, tha se shumica e draft-marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve kanë përfunduar.

“I kërkoj mirëkuptim ministrave tonë nëse ndonjë draft-marrëveshje nuk do të kalojë për marrëveshje atje, për shkak të procedurave ligjore që i kanë pala shqiptare. Por besoj që deri më tash shumica e tyre kanë përfunduar, por një finalizim do të bëhet nesër”, tha ajo.

Krahas këtyre qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi edhe disa projekt-rregullore, në mesin e të cilave edhe ajo për riintegrimin e personave të riatdhesuar./abcnews.al