Analisti Ben Andoni e konsideron një hap të jashtëzakonshëm arritjen e marrëveshjes Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Andoni u shpreh se vendimi i sotëm, vendos një lloj normaliteti në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Sipas Andoni, Greqia do e vonojë një marrëveshje për pensionet me Shqipërinë.
“Mendoj që është pak e vonuar, realisht. Finalizimi, mendoj se është një hap i jashtëzakonshëm dhe vendos një lloj normaliteti që mungonte në marrëdhëniet tona. Italia është një vendbanimi të një numri të madh të shqiptarëve, ashtu si Shqipëria është kthyer në një vendbanim për italianët. Besoj se po, Shqipëria është shumë pranë parametrave të Bashkimit Evropian. Mendoj se edhe vendimi i sotëm, është një lloj normaliteti. Mendoj që pjesa më e madhe e vështirësisë, lidhet me identifikimin e shqiptarëve.
Besoj se është në interesin e qeverisë greke, që jo vetëm të ketë qasje të mirë me shqiptarët, por edhe për rikthimin e një normaliteti që ka munguar në marrëdhëniet tona. Ngërçet që e shoqërojnë qeverinë greke, sidomos në marrëdhniet me shqiptarët, është përveç ligjit të luftës, por dhe shumë momente kur qeveria greke përdor konjukturat për të vendosur në vështirësi Shqipërinë.
Kjo tregon pozicionin që shteti grek, gjithmonë ka marrë nga Bashkimi Evropian, shumë më tepër se vendet pjesëmarrëse. Greqia ka qenë një nga vendet më problematike të Bashkimit Evropian. Rasti me zotin Beleri, e kanë paraqitur si problem të Bashkimit Evropian. Unë besoj që do e vonojë marrëveshjen, por burokratët kanë nevojë për shtysa të ekzekutivit”, theksoi ai./abcnews.al