Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëri-Britani Madhe, marrëveshje për prodhimin e automjeteve ushtarake/ Rama: Kemi hyrë në një epokë të re

schedule13:20 - 15 Maj, 2025

schedule 13:20 - 15 Maj, 2025

TIRANË- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama pohoi se do të punojnë së bashku për të prodhuar dhe shitur automjete ushtarake.

Këtë marrëveshje e komentoi edhe Rama, i cili u pyet nga gazetarët gjatë konferencës.

Sipas tij, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë hyrë tashmë në një epokë të re dhe se Shqipëria është e lumtur për një bashkëpunim të tillë

“Kemi hyrë në një epokë të re, ja pse qeveria është në një fazë të re sa i takon ndërtimit të industrisë ushtarake. Ajo që po bëjmë me një aleat me dije të jashtëzakonshme, është se ne jemi shumë të nderuar që kemi këtë partneritet me shpresë se do të nisë  më prodhimin  automjeteve që do tu shërbejnë qëllimeve tona të përbashkët.

Pastaj, sa më shumë, aq më mirë. Për ne është nder i madh që kemi këtu kryeministrin britanik, që viziton vendin tonë dhe është gjesti më i vlerësuar dhe respekti  për vendin tonë të vogël dhe presim të ndërtojmë më shumë.”, tha ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!