“Shqetësimi i Ramës, i drejtë, por i vonuar”/ Avokati Hoxha: Numri i të paraburgosurve, më i lartë se i të dënuarve

schedule13:18 - 27 Shkurt, 2025

schedule 13:18 - 27 Shkurt, 2025

Avokati Arbër Hoxha e cilëson të drejtë shqetësimin e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me numrin e lartë të të paraburgosrve në vend.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se numri i të paraburgosurve është më i lartë se i të dënuarve.

Hoxha shtoi se drejtësia duhet të ketë edhe infrastrukturë mbështetëse.

“Deklaratat politike nuk i bëjnë nder drejtësisë së vjetër, e jo më asaj të re. Politika duhet të qëndrojë lag drejtësisë, qoftë majtas apo djathtas. Politika, mazhoranca, apo opozita duhet të qëdnrojë larg dhe nuk duhet të komentojë ligjërisht vendimet. Është shqetësim i ngritur, i drejtë, por i vonuar i Ramës, që numri i të paraburgosurve është më i lartë se i të dënuarve. Është fakt, jo opinion. Është shqetësim aktual, por nuk është shqetësim i kohëve të fundit. Masat e sigurimit janë vetëm “arrest me burg”. “Arrest në burg” mund të kthehet shumë lehtë në “arrest shtëpie”. Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ bënë reformën në drejtësi. Gjykata e Apelit ka vetëm 31 gjyqtarë. Drejtësia duhet të ketë edhe infrastrukturë mbështetëse”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!