Shqetësimi i PE për “Ballkanin e Hapur”, Zykaj: Rezoluta kërkon gjithëpërfshirje

schedule20:40 - 24 Nëntor, 2022

schedule 20:40 - 24 Nëntor, 2022

Gazetarja Erisa Zykaj në një lidhje me emisionin “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka zbardhur rezolutën e Komisionit Europian për “Ballkanin e Hapur”.

Zykaj tha se kjo rezolutë nuk është kundër Ballkanit të Hapur, por kërkon që kjo nismë të jetë gjithëpërfshirëse, ku të jenë pjesë të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor.

Shqetësimi kryesor që Parlamenti Europian ka shprehur për nismën “Ballkani i Hapur” është, se kjo nisëm nuk është gjithëpërfshirëse. Ne njohim qëndrimin e Komisionit Europian, që ia ka lënë derën e hapur kësaj nisme, duke u shprehur, se nuk është se kjo nisëm nuk është e mirëpritur, por në të duhet të përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit. Ndërkohë, qëndrimi I Parlamentit Europian në këtë rezolutë është i prerë. Rezoluta u bën thirrje gjithashtu vendeve anëtare që të “shprehin rezerva të forta për çdo iniciativë rajonale të bashkëpunimit ekonomik që nuk përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk bazohet në rregullat e BE-së, siç është nisma e Ballkanit të Hapur”, tha Zykaj.

Gazetarja tha gjithashtu se në rezolutë theksohet se Ballkani i hapur nuk mund të sfidojë procesin e Berlinit.

Sipas saj Scholz ka kërkuar që të ripërtërihet procesi i Berlinit.

Rezoluta tregon, qartë se nisma “Ballkani i hapur” nuk mund të konkurrojë apo sfidojë procesin e Berlinit, të krijuar me iniciativën e kancelares gjermane Angela Merkel në 2014. Pati disa pikëpyetje për procein e Berlinit me daljen nga skena politike të kancelares gjermane, Angela Merkel nga politike dhe marrjen e stafetës nga kancelari gjerman Olaf Scholz, për të parë nëse procesi i Berlinit do të vazhdonte me të njëjtën dinamikë dhe vigorozitet. Olaf Scholz u shpreh, se donte t’a shihte procesin e Berlinit të ripërtërirë, apo të ringjallur. Fakti është i Procesi i Berlinit u rikthye në skenë me firmosjen e 3 marrëveshjeve rajonale nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në 3 nëntor. Kjo arritje e tre nëntorit është përfshirë edhe në rezolutën e Parlamentit Europian. Pra, fakti është që nuk është nisma e Ballkanit të Hapur që është frytdhënëse, por procesi i Berlinit”, u shpreh Zykaj.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!