Shqetësimi i një nënë për lindjen e fëmijës, mjekja: Mundohemi të ruajmë barazinë për të gjitha

schedule08:06 - 22 Shtator, 2020

schedule 08:06 - 22 Shtator, 2020

Shqetësimi i një nënë për lindjen e fëmijës së saj është një temë që u trajtua mëngjesin e sotëm në emisionin ABC e Mëngjesit.

Në një lidhje direkte me Skype, mjekja gjinekologe Odeta Hoxhaj ka treguar se nënat gjatë lindjes kërkojnë mjekun që i ka ndjekur, por  që kur ai nuk është roje, kjo gjë nuk mundësohet.

Sipas Hoxhajt, bluzat e bardha mundohen të ruajnë barazinë për të gjitha nënat, në mënyrë që ato të mos ndihen keq.

“Ka mbi 25 vjet që pacientja do të ndiqet me ekipin këtu në spital, sado që mjeku që mund ta ketë ndjekur të jetë i aftë, ne kemi këtu mjekun e rojës për të kryer lindjen.

E para është në favor të nënës, se është parë se gratë që vinin me mjekun nga shtëpia kanë më shumë mundësi të lindin me operacion sepse është e provuar se mjeku që vjen nga shtëpia e përshpejton lindjen, ndërkohë mjeku i rojës e merr më shtruar.

Arsyeja e dytë është se mendoni për ato paciente që  nuk kanë mudësie ekonomike, kur shikon dikë që ka mjekun nga shtëpia ndërsa ajo që mund të vijë nga një fshat si do të ndihet.

Në fakt unë habitem që akoma është si shqetësim kur mjeku i tyre nuk do të jetë prezent, pasi i bëhet e qartë nënave që në qoftë se mjeku  nuk është roje ato duhet të përballen me një tjetër”, tha mjekja. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!