Shpullë Ervis Martinajt, gazetarja: Si u dorëhoq operatori i RENEA-s pasi shokët, të blerë nga krimi e tradhtuan

schedule15:17 - 27 Gusht, 2022

schedule 15:17 - 27 Gusht, 2022

Ndërkohë që thekson faktin se zbërthimi i policit Jeton Lami që shoqëronte Ervis Martinajn do të nxirrte në pah një mori efektivësh apo drejtuesish të komisariateve si bashkëpunëtorë të krimit, gazetarja Anila Hoxha ndalet edhe te një episod i rëndë që tregon se sa shumë janë implikuar disa struktura të organeve ligjzbatuese me elementët kriminalë.

Lexoni KËTU gjithçka mbi Ervis Martinajn

Hoxha tregon një moment kur një prej eperatorëve të Forcave Speciale RENEA është detyruar të japë dorëheqjen duke u larguar nga puna pasi e tradhtoi njëri prej shokëve të tij. Gjithçka ndodhi gjatë një operacioni kontrolli në bizneset e Ervis Martinajt, ku sipas gazetares, gjatë një incidenti në atë moment, polici i RENEA-s godet më shpullë Martinajn.

Pas këtij episodi, duket se Martinaj është interesuar pranë shokëve të efektivit të RENEA-s për të zbuluar emrin e atij që e qëlloi me shpullë. Pasi e mësoi, polici sipas gazetares është detyruar që të japë dorëheqjen pasi ishte ndjerë i tradhtuar nga kolegët që bashkëpunonin me krimin.

Çfarë shkruan gazetarja:

Jeton Lami, eshte pak por e sigurte, qe sa kohe ishte perkrah nje te shume kerkuari , ai nuk ishte vetem dhe jo me i rendesishmi ushtar i tij. Ai di emra zyrtaresh policie qe jane paguar per te mbyllur nje sy per lojrat e fatit qe gelonin te organizuara nga kryeqyteti e ne cdo qytet per te informuar ne kohe e per tu bere zbor policeve te thjeshte , atyre te parekrutuarve. Dhe jo vetem

Se krimi i organizuar, ku palet luftojne njera tjetren, ka arritur ne nivele ku e ben luften permes policise, atyre te BLEREVE.

Jeton Lami njeh police e prokurore e gjyqtare qe paguheshin nga Ervis Martinaj. Emra te atyre qe bene sikur nuk pane gje, mbasi nje oficer i RENEAS kur kontrolloi biznesin e te shume kerkuarit, mbas nje incidenti aty dhe mbasi kishte qelluar me shuplake Martinajn , u dorehoq nga detyra sepse dikush e tregoi emrin e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!