“Shpresojmë të dalim mirë”, Ramadani: Bëjmë gjithçka për të marrë rezultat

schedule17:36 - 12 Qershor, 2024

schedule 17:36 - 12 Qershor, 2024

Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani “Kuqezinjtë” janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.

Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e parë yë Euro 2024, atë ndaj Italisë në datën 15 qershor. Një nga titullarët e trajnerit Sylvinho, Ylber Ramadani thekson se kuqezinjtë e njohin mire kundërshtarin, teksa më tej “shkatërruesi” i mesfushës ka folur edhe për të ardhmen e tij, por edhe të shokut të tij, Armando Broja.

“E dimë që kemi mbështetjen e shumë shqiptarëve dhe na kjo na bën të ndjehemi krenarë. Do të futemi në fushë për të bërë maksimumin, duam të marrim një rezultat pozitiv. Sylvinho, ka bërë një grup të shkëlqyer, të bashkuar dhe ne bëjmë atë që na kërkon. Zhvilluam kualifikuese të jashtëzakonshme, shpresojmë që edhe në grup të bëjmë mirë. Ne e njohim mirë Italinë, kemi 10 lojtarë që luajnë në Serie A. Do të bëjmë gjithçka për të marrë rezultat.

Më mirë të mos flas për të ardhmen, pasi përndryshe më merr në telefon drejtori sportiv i Lecce. Jemi të përqëndruar në Evropian dhe të shohim çfarë do të ndodhë më pas. Broja? As ne nuk e dimë të ardhmen e tij, e përsëris jemi të përqëndruar në Evropian. Ai mund të luaj kudo, në çdo skuadër të botës sepse ka një potencial të jashtëzakonshëm”,- u shpreh “katalizatori” i “Kuqezinjve”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!