Fituan atë përballje, që mund të thuhet se plot gojën se përcaktoi fituesin e këtij edicioni të kampionatit italian të futbollit, Serie A, pavarësisht se fundi i sezonit është larg. “Zikaltërit” e Inter kanë zhvilluar një performancë fantastike, mbrëmjen e së dielës, që spao lamë pas, duke mundur në “Giuseppe Meazza”, me rezultatin minimal, 1 me 0, rivalët direkt në garën për titull, Juventus.
Protagonist në golin e vetëm të sfidës ishte padyshim edhe anësori francez, Benjamin Pavard, i cili në pjesën e parë shtyn një top në zonë, për të “detyruar” mbrojtësin e “Bardhezinjve”, Federico Gatti, të kryejë një autogol, autogol ky i cili më tej do të rezultonte në golin më të rëndësishëm të sfidës edhe pse jo të kampionatit, teksa i krijuar një shkëputje prej 4 pikësh ndaj “Bardhezinjve” të Juventus.
Pas ndeshjes, një koment për mediat nuk kishte si të mungonte edhe nga anësori i mbrojtjes, i cili u duk tejet i kënaqur për rezultatin, si dhe për faktin që arritën të mbanin për një tjetër ndeshje rrjetën e Sommer të paprekur, gjë të cilën e kanë arritur në 15 sfida të derimëtanishme të kampionatit, nga 22 të tilla.
“Shpresoj që shumë shpejt të vijë edhe goli im i parë me fanellën e Inter, megjithatë e rëndësishme është që sot të merrnim tre pikët dhe të festonim me tifozerinë. Jam shumë i lumtur që nuk pësuam asnjë gol dhe tani është koha të festojmë për pak, por shumë shpejt duhet të kthehemi të punojmë, pasi ka ende rrugë përpara. Dua të fitoj trofe tek Inter”,- u shpreh Pavard. /i.m /abcnews.al