Shprehet Tudor: Largohem nga Marseille për arsye personale

schedule14:28 - 1 Qershor, 2023

schedule 14:28 - 1 Qershor, 2023

Igor Tudor largohet nga Marseille dhe këtë e ka konfirmuar pak çaste më parë vetë trajneri kroat në konferencën për shtyp.

“Përshëndetje të gjithëve, unë nuk flas frengjisht, por dua të falenderoj presidentin dhe të gjtihë ju. Ka qenë një nder të punoj brenda këtij klubi, brenda kësaj familje me tifozë.

Po largohem nga klubi në një situatë më të mirë se sa gjeta. Po largohem për arsye private dhe profesionale. Unë nuk kam nënshkruar me asnjë klub tjetër dhe nuk kam debatuar me askënd. Mendoj se të punosh këto për një vit është si të punosh për dy ose tre vite në një klub tjetër.mendova për kohë dhe mora këtë vendim”, ishin fjalët e trajnerit kroat./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!