Shporta e shpenzimeve për festat e fundvitit, bie fuqia blerëse

schedule14:09 - 23 Dhjetor, 2018

schedule 14:09 - 23 Dhjetor, 2018

Festat e fundvitit janë periudha në të cilën qytetarët shqiptarë kryejnë shpenzimet më të mëdha për shportën e konsumit në familjet e tyre. Ndryshe nga vitet e tjera edhe nëpër tregjet e vendit vihet re një numër më i pakët i blerësve, për shkak të mundësive financiare të dobëta.

Afrimi i festave në Shqipëri sjell si zakonisht të njëjtën panoramë në Shqipëri.  Luhatja e çmimeve në vend, kryesisht e produkteve ushqimore, shndërrohet jo pak herë në sfidë për buxhetin e familjeve. Kamera e ABC News vëzhgoi situatën në tregjet e kryeqytetit në prag të festave të fundvitit. Në disa prej tregjeve, rezulton se prodhimi vendas e ka frenuar disi rritjen e çmimeve, që zakonisht shoqëron fruta-perimet gjatë fundit të muajit dhjetor. Me gjithë dilemat e llogaritë, qytetarët tregojnë se blerjet janë të detyrueshme në një periudhë festive.

Qytetarët: “Janë ngrit pak çmimet në krahasim me ditët e mëparshme, jemi të detyruar të blejmë. Në krahasim me Kosovën më duken të njëjta”.

Vetë tregtarët pranojnë se çmimet për festa pësojnë një farë rritjeje. Por bazuar në eksperiencën e viteve të kaluara, ata vetë konstatojnë një rënie të blerjeve, që sipas tyre dëshmon pafuqi financiare të konsumatorëve.

Tregtarët: “Pak blerje, s’kanë lekë. Në krahasim me vitin e kaluar stonon, është më pak fuqia blerëse. Gjithnjë në rënie ka qenë fuqia blerëse, shumë dobët”.

Çmimet dhe mundësite për blerje bëjnë që qytetarët të rikthehen disa herë në treg për të realizuar blerjet, pasi shprehen se për festat e fundvitit janë të detyruar të sakrifikojnë nga buxheti i tyre që shporta festive të jetë sa më e pasur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!