Shpjeguar thjeshtë: Si zgjidhet presidenti i SHBA-ve

schedule13:14 - 2 Tetor, 2020

schedule 13:14 - 2 Tetor, 2020

Kur amerikanët do u drejtohen qendrave të votimit në nëntor, teknikisht nuk do të votojnë për Donald Trump apo Joe Biden, por për pjesëtarët e atij që quhet Kolegji Zgjedhor. Fjala “Kolegj” i referohet një grupi njerëzish ose zgjedhësish, të cilët ndajnë të njëjtën detyrë: zgjedhjen e presidentit të SHBA-së.

Sistemi daton më shumë se 200 vite me parë.  Themeluesit e Shteteve të Bashkuara donin të ngrinin një sistem demokratik, por druheshin se një votim popullor i drejtpërdrejtë mund të çonte në zgjedhjen e një presidenti të papërshtatshëm.  “Zgjedhësit” u menduan si një kompromis.

Secilit shtet ju caktua një numër zgjedhësish, bazuar kryesisht në popullsinë e tij. Sot, ka 538 zgjedhës dhe një kandidat i suksesshëm për presidencën duhet të sigurojë një shumicë prej të paktën 270 në mënyrë që të fitojë.

Në shumicën e shteteve, kandidati që fiton votën popullore, merr mbështetjen e të gjithë Zgjedhësve të atij shteti.  Prandaj është e mundur që një kandidat të humbasë votën popullore rreth vendit dhe prapë të fitojë shumicën e votave të Kolegjit Zgjedhor dhe të bëhet president. 2 prej 5 zgjedhjeve të fundit janë fituar nga kandidatë që siguruan më pak mbështetje popullore edhe pse kjo nuk kishte ndodhur prej me shumë se 100 vjetësh para zgjedhjeve të vitit 2000.

Kjo nënkupton se fushatat përqendrohen kryesisht në strategji  që ndihmojnë në sigurimin e 270 votave të Kolegjit Zgjedhor, të nevojshme për të fituar. Në shënjestër janë të ashtuquajturat “fushëbeteja” apo shtetet e lëkundura, e jo aq shumë shtetet që tradicionalisht votojnë për të njëjtën parti. Në fakt, në zgjedhjet e fundit 2/3 e tubimeve u mbajtën në vetëm 6 shtete.

Kështu, 538 pjesëtarët e Kolegjit Zgjedhor luajnë një rol kyç në zgjedhjen e presidentit amerikan. Përgjatë viteve ka pasur përpjekje për ta ndryshuar sistemin zgjedhor. Por  të gjithë i dinë rregullat e lojës përpara ditës së zgjedhjeve.

Një studim zbuloi se në zgjedhjet e vitit 2016, dikush që votoi në Wyoming ( popullsia aktuale 578.759) gëzonte një “peshë vote” prej 2.97, krahasuar me 0.78 për votuesit në Florida ( popullsia aktuale 21.5 milion).

KUR FITUESI ISHTE HUMBËSI

Joe Biden mund të ketë një epërsi në sondazhe ndaj Donald Trump.  Sipas kësaj Trump, ka vetëm një në 10 shanse për të fituar votën popullore, por gati një në katër mundësi për të fituar zgjedhjet për shkak të Kolegjit Zgjedhor.

Strategjia e Trump përfshin faktin se një numër i konsiderueshëm i votuesve afro-amerikanë nuk do të votojnë në shtete si – Wisconsin, Michigan dhe Pennsylvania – votat e kolegjit elektoral të të cilët e vendosën atë në krye në 2016.

Disa kanë shprehur shqetësim në lidhje me anëtarët republikanë të cilët janë të pakënaqur me rezultatin e votës popullore dhe pikërisht ata mund  të “përmbysin” procesin duke caktuar grupin e tyre të zgjedhësve. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!