Një legjendë e Shpiragut vjen në ditët e sotme e rrëfyer nga kryeministri Edi Rama. Po në qendër të saj nuk është ndeshja me malin e tomorrit por nafta që kreu i qeverisë shprehet besimplotë se fshihet brenda nëntokës.
“Ndër shekuj kjo zonë është njohur për trashëgiminë kulturore, por pasuri të panumërta natyrore, shumica e të cilave qëndrojnë të fjetura. E tillë është dhe rezerva e naftës që besohet se fsheh nënotka e Shpiragut që mund të transformojë jo vetëm zonën, por edhe Shqipërinë, dita e sotme e shënuar drejt së ardhmes”.
Nisi 100 vjet më parë kërkimi i naftës në Shqipëri por rezultatet nuk kanë qenë edhe aq fitimprurëse për vendin tonë.
Duket se sipas kryeministrit Rama kompania Shell pasi nisi kërkimet në blloqet 2 dhe 3 tani i është drejtuar bllokut 4.Ky investim përcjell edhe një mesazh për holandezët
Kjo do të vlejë që Shqipëria të shikohet në Hollandë e plotë ashtu siç është dhe jo e pjeshme që këtu nuk ka gjë tjetër veç krimit të organizuar.
Marrëveshja që u ënshkrua është në interest ë kompanisë por edhe në interest ë popullit shqiptar.Jo vetëm do të happen vende të reja pune, dhe kompania do të angazhohet për zhvillimin social të zonës, por edhe fitimi I shqipërisë është i majmë sipas kreut të qeverisë.
“Shqiptarët janë bashkëpërfitues. Shqipëria sot garanton qartësi, transparencë dhe drejtësi në marrëdhëniet mes qeverisë e investitorëve të huaj”.
E nisi me histori dhe po ashtu e përfundoi duke kujtuar se 100 vjet më pas një profeci duket se po realizohet. /abcnews.al