Inxhineri Kont Tafa ka realizuar shpikjen e radhës, biçikletën siameze.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Tafa u shpreh se kostoja e një biçiklete të tillë shkon deri në 2 mijë euro.
“Është shumë funny dhe argëtuese. Nëse kemi ngarë gjithë jetës në biçikletë, duhet ta ngasim me 8 km/h për të mbajtur një ekuilibër. Para 1 muaji, dikush e kishte ndaluar makinën në mënyrë të papritur dhe direkt u rrëzova nga biçikleta. Kjo nuk funksionon. Me këtë biçikletë dopio nuk ka shanse të rrokullisem. Mos të përplasem më dhe të rrokullisem. Aktualisht arrin në 45 km/h. Ky është prototip. Një biçikletë e tillë bën 1500-2000 euro. Çështja e shitjes është për t’u parë.”, theksoi ai./abcnews.al


