Në Gjykatën e Posaçme ka nisur këtë të hënë procesi ndaj deputetit demokrat Gazmend Bardhi, që është paditur nga ish-drejtori i policisë Shkodër Edmond Sulaj për “Shpifje” dhe “Fyerje kryer botërisht”. Në seancë ishte i pranishëm Edmond Sulaj, ndërsa deputetit demokrat preferoi të mbrohej përmes avokatëve të tij.
Nga ana tjetër avokatët e zyrtarit te policisë i kërkuan gjykatës të shpallnin fajtor Bardhin në lidhje me një deklaratë të bërë prej tij në parlament ku shprehej se Sula është emëruar në policinë e Shkodrës nga njerëz të krimit, por sipas tyre kjo është e pa vërtetë dhe I kërkuan gjykatës të dënojë bardhin për akuzën e shpifje , me pretendimin se ai ka bere deklarime qe i denigruan figuren duke i cënuar edhe karrirën në radhët e policvisë dhe në të njejten kohe i kane shkaktuar shqetesime ne familje.
Ndërsa avokatët e Bardhit u shprehen se deklaratat e kreut te grupit parlamentar demokrat, jane bere ne kuader te te dhenave qe tashme jane bere publike, ku shume drejtues policie jane te lidhur me krimin e organizuar, kjo e pranuar dhe nga vete kreu i spak Altin Dumani.
Po kështu avokatët pretenduan se, Gazmend Bardhi nuk ka deklaruar se Sula ka marrëdhënie apo njohje personale me personat që përmenden në dosjen Metamorfoza, por bardhi në cilësinë e deputetit ka denoncuar lidhjet e krimit me zyrtarët që vijnë nga radhët e policisë.
Shtatorin e kaluar, Gazmend Bardhi nga foltorja e parlamentit lexoi disa biserda në aplikaciopnin Sky, ku pretendoi se biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-efektivi Ardit Hasanbegaj, të 2 të arrestuar për dosjen Meta
morfoza, flisnin për emërimin e “Mondit” që sipas Bardhit bëhej fjalë për Edmond Sulajn, i cili u emërua 1 muaj më vonë në detyrë. Por biseda i përkiste vitit 2021, ndërsa Sulaj u emërua si drejtues në policimnë e Shkodrës në tetor 2023./abcnews.al