Shpëtoni nga mbipesha! Kirurgjia bariatike një zgjidhje e mirë

schedule16:26 - 27 Janar, 2021

schedule 16:26 - 27 Janar, 2021

Sleeve Gastrectomy Laparoscopike (SGL) është një ndërhyrje e llojit restriktive, në të cilën stomaku formohet në formë tubi. Teknika SGL është shpikur në fillim në Angli dhe më vonë është përdorur edhe në shtete të tjera si SHBA, Gjermani dhe Belgjikë.

Ndërhyrja mund të kryet me teknike Laparoskopike dhe parashikon heqjen e një pjese të madhe të stomakut ndërmjet një resecioni, realizuar me ndihmën e suturatriceve/qepëseve mekanike. Pjesa e mbetur e stomakut merr formën e një tubi dhe me një volum shumë të reduktuar, me një kapacitet rreth 100/150 ml.

Kjo procedurë nuk është e kthyeshme ngaqë një pjesë e madhe e stomakut hiqet. Nervat e stomakut dhe pilori, “valvula e daljes”, janë të paprekura në mënyrë që të ruhet funksioni i stomakut edhe pse volumi është i reduktuar.

Avantazhet
• Nuk përdoren proteza si në ndërhyrje të bendazhit gastrik
• Eliminihet pjesa e stomakut që prodhon hormonin që stimolon urinë (Grelina)
• Nuk ka Dumping Sindromë, sepse pilori ruhet
• Risku për ulçër është minimal
• Risk minimal për anemi, osteoporozë dhe defiçit proteinik dhe të vitaminave
• Efikasitet të lartë si ndërhyrje e parë në pacientët me BMI të lartë (>50-60)
• Rezultate të mira si ndërhyrje e vetme në pacientët me BMI të ulët (35-45)
• Indikacion kirurgjikal për pacientët me anemi, sëmundjen e Crohn dhe patologji të tera për të cilat ndërhyrja e By Pass Gastrik është me risk të lartë
• Mund të konvertohet në një ndërhyrje tjetër, si për shembull një Gastrik ByPass ose Duodenal Sëitch. Reduktohet rreth 50% – 80% e mbipeshës në tre vjet. Mundësia që stomaku të ridimensionohet dhe të ketë një rimarrje të peshës trupore.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!