Një person i moshuar ka shpëtuar nga mbytja në zonën e Lungomares në Vlorë.
I moshuari rreth 70 vjeç, sapo është futur në det dhe ka ndjerë dhimbje në zemër, ndërsa menjëherë u ka kërkuar ndihmë personave që janë gjendur aty pranë.
Ata menjëherë janë afruar për ta shpëtuar, ndërsa i kanë dhënë dhe ndihmën e parë.
I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku po merr ndihmën e nevojshme. /abcnews.al