Një baba nga Maryland, Shtetet e Bashkuara u rrah për vdekje duke u përpjekur të mbronte djalin e tij, i cili ishte përfshirë në një sherr në shkollë.
Christopher Michael Wright, 43 vjeç , ishte jashtë shtëpisë së tij të premten kur u përball me tre adoleshentë dhe dy të rritur, që po kërkonin djalin 14-vjeçar, i cili ishte grindur me një adoleshent tjetër në shkollën e mesme Brooklyn Park.
Kur Wright i tha atyre se 14 vjeçari nuk do të dilte jashtë ata i thanë atij se nëse nuk do të dilte djali atëherë duhej të luftonte, sipas dëshmisë të së fejuarës së tij.
Ata dhunuan Wright, i cili më pas u dërgua në një spital të zonës, ku vdiq si pasojë e një dëmtimi në tru. Rrahja që shkaktoi vdekjen e tij është regjistruar nga kamera e sigurisë.
Asnjë akuzë nuk është ngritur në këtë moment.
“Ata nuk na shkatërruan vetëm jetën. Jeta e tyre do të ndryshojë përgjithmonë. Jeta e prindërve të tyre do të ndryshojë përgjithmonë dhe askush nuk mendon për këtë”, tha partnerja.
“Ne si prindër i zhgënjejmë fëmijët tanë. Nuk është përgjegjësi e shkollës. Është përgjegjësia jonë”.
/abcnews.al