Dhjetë anëtarë të një grupi skiatorësh të kapur nga një ortek pranë vendpushimit të Lech-Zuers në Austrinë perëndimore të dielën janë shpëtuar, thotë policia.
Helikopterët, prozhektorët dhe qentë u përdorën në operacion për gjetjen e personave të zhdukur pas frikës fillestare se ata ishin varrosur në dëborë.
Lexo edhe: Po bënin ski, 10 persona zhduken nga një ortek në Austri
“Sipas informacioneve tona të deritanishme, mendohet se nuk ka më njerëz të zhdukur”, tha më vonë policia.
Nuk u dhanë detaje për kombësitë e skiatorëve.
Orteku ndodhi rreth orës 15:00 me orën lokale (14:00 GMT) në një lartësi prej 2,700 m (8,858 ft)./Abcnews.al/