Shpëtohet pas 68 orësh një foshnje nga rrënojat në Turqi

schedule10:29 - 9 Shkurt, 2023

schedule 10:29 - 9 Shkurt, 2023

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi dhe Siri po shuhen, por ekipet e shpëtimit nuk po heqin dorë nga lufta, duke përfshirë shpëtimin e një foshnje, rreth 68 orë pas tërmetit.

Gjatë natës, siç raporton rrjeti shtetëror turk TRT, ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga rrënojat e një ndërtese që u rrafshua në qytetin Hatay në Turqinë juglindore, një foshnje.

Ekipet e shpëtimit thanë se foshnja, e quajtur Ellen, është e sigurt dhe nën kujdesin e mjekëve.

Mbi 8,000 njerëz janë shpëtuar deri më tani nga rrënojat.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!