Shpëtohen mrekullisht 14 persona, ishin bllokuar në minierën e arit

schedule08:24 - 12 Nëntor, 2020

schedule 08:24 - 12 Nëntor, 2020

14 persona që ishin bllokuar në një minierë ari 180 metra nën tokë në Kolumbi arritën të shpëtohen. Sipas El Pais ata ishin bllokuar në zonën e Barranco de Lomba, një qytet në rajonin jugor të Bolivar.

Presidenti Ivan Duque konfirmoi se 14 minatorët e arit të bllokuar nga rrëshqitja e tokës u shpëtuan disa orë pasi u dha alarmi dhe ekipet e shpëtimit nxituan në vendin e ngjarjes.

“Pati një rrëshqitje të dheut, ne mblodhëm komitetin komunal të menaxhimit të rrezikut. Kemi ngritur një qendër të vetme biznesi për të ndihmuar vëllezërit tanë”, kishte deklaruar më herët kryetari i zonës. /abcnews.al