Laçi ka nisur merkaton dhe lëvizja e parë është përforcimi i sulmit. Bardhezinjtë përpiqen shpesh të marrin lojtarë që e njohin ambientin e futbollit shqiptar, ndaj kanë nënshkruar me Saliou Guindo.
Sulmuesi 24-vjeçar ka mbërritur në Shqupëri dhe ka firmosu kontratën. Klubi bardhezi më pas ka dalë edhe me njoftim.
“E deklarojmë merkaton zyrtarisht të hapur : Saliou Guindo zyrtarisht firmos me klubin tonë. Familja bardh e zi i uron mirë se ardhjen dhe sa më shume suksese në sezonin e ri!
Goditje të tjera do ta pasojnë ! Rrini në gatishmëri”, shkruan klubi i Laçit. Guindo në të shkuarën ka qenë pjesë e Skënderbeut dhe më pas kaloi te Bylisi, ku edhe spikati para se të tentonte të luante në Turqi dhe Indi. /abcnews.al