Shpëtim Duro i jep fund me Egnatian duke zgjatur vetëm 3 muaj aventura te klubi i Rrogozhinës.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi rrogozhinas me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Shkak u bë humbja 2-1 ndaj Kukësit që pason disa rezultate zhgënjyese të Egnatias, momentalisht në vendin e katërt me pikë të barabarta me Erzenin. /G.D abcnews.al/