Policia e Sarandës, pas rreth një muaj hetimesh, ka zbuluar se vdekja e 52-vjeçar, Armand Nelaj I zhytur pranë portit, nuk ishte nga shpërthimi I bombulës së oksigjenit, por ka ardhur si pasojë e e shpërthimit të sasisë së tritolit që ai vetë e kishte marrë për ta vendosur poshtë një anije turistike që bënte linjën Sarandë-Korfuz. Sipas hetimeve ka rezultuar se Armando Nelaj në bashkëpunim me mikun e tij biznesmen Eridon Muho kishin planifikuar shkatërrimin e anijes për arsye konkurrence.
Gjatë mesnatës, së 24-qershorit, bizenesmeni Armand Nelaj, me ndihmën e një varke të vogël u nis drejt portit të Sarandës, ndërsa më pas u zhyt bashkë me lëndën plasesë dhe u drejtuar për tek anija “Fenikas Lines”, në pronësi të Andrea Qirjakos, por pa shkuar deri tek anija diçka ka shkuar keq, lënda plasëse ka shpërthyer duke e lënë të vdekur 52-vjeçarin.
të dy biznesmenët që ushtronin edhe aktivitetin për transportin ujor drejt Korfuzit, Eridion Muho dhe Armand Nelaj kishin thurur planin bashkë për ti vendosur tritolin anijes konkurrente. Muho, sipas policisë, e ndihmoi Nelajn edhe për gjetjen e lëndës plasëse.
35 vjecari Erdion Muho tashmë I arrestuar, rezulton të jetë pronar i anijes “Saranda Express” që operon linjën Sarandë-Korfuz dhe agjencisë “Erdano Tours”.
Sipas hetimeve dyshohet se djegia e një anije turistike në pronësi të Eridion Muhos, në maj të vitit 2024, mund të këtë lidhje me tentativën për vendosjen e tritolit ndaj anijes konkurrente “Fenikas Lines”.
Erdion Muho, në Sarandë njihet edhe si person I angazhuar në politikë, ku në zgjedhjet parlamentare 2021 ka qenë kandidatë në siglën e partisë Lëvizja për Ndryshim të Jozefina Topallit.
Njoftimi i Policisë:
Hetime të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën një 52-vjeçar.
Si rezultat i veprimeve të thelluara profesionale dhe hetimore, është arrestuar një shtetas i cili dyshohet se bashkë me 52-vjeçarin, do t’i vendosnin një anijeje një sasi eksplozivi, që shpërtheu aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen e 52-vjeçarit.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 24.06.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi në det, humbi jetën një shtetas.
Si rezultat i hetimeve, është ndaluar shtetasi 35 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A. kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.
Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al