Shpërthimi pranë sinagogës në Francë, arrestohet autori i dyshuar

schedule07:45 - 25 Gusht, 2024

schedule 07:45 - 25 Gusht, 2024

Policia franceze ka arrestuar autorin e dyshuar të shpërthimit jashtë një sinagoge në Francën jugore. Mediat franceze raportuan se i dyshuari u qëllua dhe u plagos nga policia pasi hapi zjarr ndaj oficerëve që shkuan për ta arrestuar në qytetin Nimes.

Më herët të shtunën, një oficer policie u plagos në shpërthimin jashtë sinagogës Beth Yaacov në vendpushimin e afërt bregdetar të La Grande-Motte.
Pesë persona, përfshirë rabinin, ishin brenda sinagogës në atë kohë, thanë autoritetet.

Shpërthimi u shkaktua nga dy makina të cilat janë djegur jashtë. Burime policore thanë për mediat franceze se një nga automjetet përmbante një bombol gazi të fshehur. I dyshuari, i cili thuhet se mbante një flamur palestinez, i vuri zjarrin gjithashtu disa dyerve hyrëse të sinagogës.

Presidenti Emmanuel Macron tha se incidenti ishte “një akt terrorist”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!